16 SHTATOR - DITA NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E SHTRESËS SË OZONIT
Në vitin 1994, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 16 Shtatorin si Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, për të përkujtuar datën e nënshkrimit të Protokollit të Montrealit për substancat ozon–holluese në vitin 1987-të.
Shtetet në mbarë botën i bashkohen kësaj dite me qëllimin për të promovuar aktivitete në përputhje me objektivat e Protokollit dhe amendamentet e tij.
