16 - 22 SHTATOR - JAVA EVROPIANE E LËVIZSHMËRISË
Kjo Javë, e organizuar për herë të parë në vitin 2002, nga Komisionerja për Mjedisin, Margot Wallström, ka ndikuar ndjeshëm në çështjet e lëvizshmërisë dhe të transportit urban, si dhe në përmirësimin e shëndetit të njerëzve dhe të cilësisë së jetës.
Kjo fushatë është një mundësi për të paraqitur alternativa të qëndrueshme të lëvizshmërisë për banorët dhe për të bërë të njohura sfidat me të cilat ndeshen qytetet për të ndryshuar sjelljen e njerëzve drejt një strategjie më të qëndrueshme transporti.
Në Shqipëri kjo javë përkujtohet çdo vit përmes një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese nga institucionet shtetërore dhe OSHC-të mjedisore në qytete të ndryshme të vendit.
