FUNDJAVA E TRETË E SHTATORIT - FUSHATA “PASTRO BOTËN”
Fushata “Pastro Botën” është një fushatë mjedisore që promovon aktivitetet me bazë komunitetin, si një element thelbësor për ndryshime afatgjata mjedisore. Organizuar çdo vit në fundjavën e tretë të shtatorit, fushata ka si qëllim të frymëzojë dhe të nxisë grupet komunitare, shkollat, bizneset dhe autoritetet vendore në vende të ndryshme të botës të ndërmarrin aktivitete mjedisore me bazë komunitetin.
Kjo fushatë përfshin çdo vit mbi 35 milionë vullnetarë në 130 vende, duke e bërë një nga fushatat më të mëdha mjedisore me bazë komunitetin.
