TETORI URBAN - 31 DITË PËR TË PROMOVUAR NJË TË ARDHME URBANE MË TË MIRË
Tetori urban është nismë e UN-Habitat në vitin 2014-të, për të theksuar sfidat urbane me të cilat përballet bota mbarë.
Kjo është një periudhë për të rritur ndërgjegjësimin, për të nxitur pjesëmarrjen, për të krijur njohuri dhe për të përfshirë komunitetin ndërkombëtar drejt Zhvillimit të Qëndrueshëm Urban.
Tetori urban fillon më 3 Tetor me Ditën Botërore të Habitatit dhe përfundon më 31 Tetor me Ditën Botërore të Qyteteve.
