Kalendari Mjedisor


24 TETOR - DITA NDËRKOMBËTARE E VEPRIMEVE PËR KLIMËN

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve në organizimin e veprimeve sensibilizuese për ndryshimet klimatike në mbarë botën.

Për herë të parë kjo ditë u vendos në 2009-ën nga organizata “350.org”. Kjo ishte fushata e parë globale për një çështje shkencore.

Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Veprimeve për Klimën në vitin 2009-të ishte ndikimi te delegatët e Samitit të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që do të mbahej në dhjetor 2009. Mbi 5200 demostrata u zhvilluan njëkohësisht në 181 shtete të botës në këtë ditë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.