JAVA E FUNDIT E NËNTORIT -JAVA EVROPIANE PËR ZVOGËLIMIN E MBETJEVE
Kjo javë është një nismë që synon të nxisë ndërmarrjen e veprimeve për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, përgjatë një jave të vetme. Java Europiane për Zvogëlimin e Mbetjeve ka filluar si një projekt i mbështetur nga Programi LIFE+ dhe Komisioni Evropian dhe konsiston në organizimin e aktiviteteve të shumëfishta përgjatë një jave, në të gjithë Evropën, me qëllim rritjen e ndërgjegjes së publikut për zvogëlimin e mbetjeve.
