Kalendari Mjedisor


E PREMTJA E FUNDIT E PRILLIT- PËRVJETORI I DYTË I MBROJTJES SË AMFIBËVE

Organizata jofitimprurëse SAVE FROGS! : ka organizuar programe edukative, shëtitje konservuese me ekspertë, gara kërcimi bretkosash dhe protesta e parë në botë për të shpëtuar bretkosat janë planifikuar të gjitha për përvjetorin e dytë të Ditës Ndërkombëtare të Amfibëve në botë me pankartat “Ruani bretkosat”.

Ngjarjet janë planifikuar deri më tani në 15 vende në çdo kontinent përveç Antarktidës, sipas postimit të bërë ditët e fundit në portalin e lajmeve Mongabay

 Sipas Kriger gjithmonë ka vend për nisma të tilla, siç është aktualisht dhe "Save The Frogs Day”, e cila është një ngjarje e decentralizuar.

Gjithashtu Kriger shpjegon rëndësinë që kanë amfibët në përditshmërinë tonë, nga ku thotë: “Unë mund t'ju them se bretkosat janë bioindikatorë; që ata hanë rriqra, mushkonja dhe miza që përhapin sëmundje dhe dëmtojnë të korrat tona; që një numër i madh i prodhimeve tona farmaceutike rrjedhin nga bretkosat; që bretkosat ofrojnë shërbime të panumërta të ekosistemit për njerëzit. E gjithë kjo është e vërtetë, por të gjitha këto janë arsye egoiste”.

Po cila është arsyeja e vërtetë? "Bretkosat janë një pjesë integrale e ekzistencës sonë në planet dhe ata kanë po aq të drejtë të banojnë në Tokë sa ne," përfundon Kriger.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.