4 MAJ- DITA KOMBETARE E GJELBERIMIT NE JAPONI
“Dita e Gjelbërimit”, e njohur si ditë festive kombëtare në Japoni, e ka fillesën nga kremtimi i ditëlindjes së Perandorit Showa, e cila u ndryshua me titullin ‘Greenery day”, pra dita e gjelbërimit. Qëllimi i vendosjes së kësaj ditë, si ditë festive, ishte qëndrimi sa më afër me natyrën dhe sigurisht të jemi mirënjohës për pasuritë dhe bekimet e panumërta që natyra na ka falur.
“Dita e gjelbërimit” mori këtë emër, që banorët e Japonisë të njohin dashurinë e perandorit për bimët dhe natyrën në përgjithësi. Ndonëse nga ana teorike tingëllon shumë bukur, kjo ditë për pjesën më të madhe të popullsisë shikohet si një ditë pushimi më shumë gjatë Javës së artë të Japonisë.
Nga 29 Prilli, “Dita e Gjelbërimit” u zhvendos në 4 maj, në përputhje me ligjin e vitit 2005 për festat zyrtare në Japoni.
Tashmë, 4 Maj është ditë zyrtare festive në Japoni
