8 MAJ- DITA BOTËRORE E SHPENDËVE MIGRATORE
“Dita Botërore e Shpendëve Migratorë “ WMBD tani do të ketë
dy ditë përkujtimi gjatë vitit, të
shtunën e dytë të majit dhe tetorit.
Dita Botërore e Shpendëve Migratorë e ka zanafillën e saj që nga viti 2006 ku
sjell në vëmëndje të popullatës njerore dhe shërben si një ditë ndërgjegjësimi
për mbrojtjen e shpendëve migrator dhe habitatet e tyre. Kjo ditë organizohet
nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të
Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujorë Shtegtar
Afrikano-Euroziatik, dy marreveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër
që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).
Më 26 Tetor 2017, në kuadër të CMS COP12 në Manila, Mjedisi për Amerikat
(EFTA), Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra dhe
Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujor Shtegtar Afrikano-Euroziatik, u
proklamua një partneritet inovativ për rritjen e ndërgjegjësimit të gjëndjes së
shpendëve migrues në mbarë botën. Partneriteti i ri zyrtar bashkon dy nga
fushatat më të mëdha të edukimit të shpendëve në botë, Ditën Ndërkombëtare të
Shpendëve Migratorë (IMBD) dhe Ditën Botërore të Shpendëve Migratorë (WMBD) në
një përpjekje për të përforcuar njohjen dhe vlerësimin global të zogjve
migrues, si dhe thekson nevojën urgjente për ruajtjen e tyre.
Nga viti 2018 dhe aktualisht, fushata e re e përbashkët
miratoi emrin e vetëm të "Dita Botërore e Zogjve Migratorë", ndërsa ngjarjet
kryesore për të përkujtuar këtë ditë do të organizohen dy herë në vit, të
shtunën e dytë të majit dhe tetorit.
Viti 2018 ishtë një
fillim I ri I cili shenjoi ruajtjen e shpendëve dhe habitatet e tyre në Ditën
Botërore të Zogjve Migratorë, duke bashkuar korridoret kryesore të fluturimit
të zogjve të planetit, ose fluturimet, përkatësisht fluturimet
afrikano-euroaziatike, aziatikoaustraliane dhe amerikane. Përveç kësaj, për të festuar
ruajtjen e shpendëve bashkë me habitatet
e tyre duke krijuar fushata dhe aktivitete nga përkrahësit e zogjve anembanë
botës.
Dita Botërore e Shpendëve Migratorë 2021 është një ftesë për njerëzit kudo që ndodhen
për të qënë më afër me natyrën duke
dëgjuar me vëmendje thirrjen që natyra na fton për t’u kujdesur dhe për t’a
ruajtur çdo ditë e më shumë. Sidomos në këtë ditë kaq të vecantë, për të dëgjuar
melodinë më të bukur që natyra na server, atë të shpendëve migratorë dhe vendas.
Le të bëjmë bashkë flladin e freskët, aromën e
luleve dhe bimëve që natyra na sjell në këtë stinë dhe ardhjen e shpendëve e zerin
e tyre që të kumbon “Natyra është jeta”!
