Kalendari Mjedisor


10 MAJ- DITA KOMBËTARE E PELIKANIT KAÇURREL

10 Maj 2021, festohet dita kombëtare e pelikani kaçurrel në kuadër të ruajtjes dhe rimëkëmbjes së Pelikanit Kaçurrel në Shqipëri!

Kjo ditë u shpall 5 vjet me parë, më 10 Maj 2017 për të respektuar e kontribuar në përpjekjet për mbrojtjen e kësaj specie simbolike për Shqipërinë dhe Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta si dhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik të gjerë e sidomos atë lokal për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj specie të rëndësishme.

Vitet 2000 shenjuan pragun e zhdukjes së kolonisë, dhe me vetëm 19 çifte folezuese në atë kohë ishin të pranishëm në Shqipëri. Përpjekjet e vazhdueshme, pavarësisht kushteve sociale, ekonomike të trazuara dhe mungesës së plotë të rendit publik, sollën ndalim të rënies së mëtejshme të kolonisë,dhe një kurbë rritjeje sado minimale për të mbajtur një rend pozitiv. Ndonëse e vështirë, përpjekjet e para filluan të lulëzojnë dhe tani ndërgjegjësimi lokal dhe kombëtar në mbrojtje të Pelikanit kaçurrel ka bërë një hap drejt të ardhmes së sigurt dhe të qëndrueshme për habitatet, ruajtjen dhe rimëkëmbjen e pelikanit kaçurrel

Në sajë të kësaj pune, për 20 vitet e ardhshme, ky program u kthye në ngjarjen më të suksesshme të rimkëmbjes së faunës së egër ne Shqipëri dhe në simbolin e vërtetë të përpjekjeve për mbrojtjen e shpendëve të egër. Që në fillesat e vitit 2013, kolonia filloi të gëzojë një rritje të ndjeshme, duke mbërritur në vitin 2020 në 85 cifte folezuese, shifra më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit.


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.