24 MAJ- DITA EVROPIANE E PARQEVE
Dita Evropiane e Parqeve u promovua për herë të parë në vitin 1999, me nismën e EUROPARC Federation, me qëllim rritjen e profilit të zonave të mbrojtura evropiane dhe gjenerimin e mbështetjes publike për qëllimet dhe punët e tyre.
24 Maji përkujton krijimin e nëntë parqeve të para kombëtare evropiane në Suedi në vitin 1909.
Kjo ditë festohet sidomos në disa qytete të mëdha të Evropës, ku parqet shërbejnë si “mushkëritë e qytetit” si pasojë e përqendrimit të lartë të trafikut, të industrisë dhe zhurmës.
Parqet, përveç rolit primar që kanë për mbrojtjen e resurseve natyrore, kanë edhe rolin e rekreacionit dhe funksionit për të krijuar mirëqenie, të parandalojnë problemet e shëndetit publik dhe të promovojnë një mënyrë jetese aktive.
Parqet dhe zonat e mbrojtura kanë një mision të rëndësishëm për të lidhur njerëzit me natyrën! Parqet jo vetëm që të mbrojnë burimet tona të vlefshme natyrore, por ato japin edhe rezultate pozitive shëndetësore.
Kontakti me natyrën është thelbësor për shëndetin e njeriut, dhe në një Evropë gjithnjë e më të urbanizuar, ne duhet të krijojmë më shumë mundësi që qytetarët të lidhen dhe të eksplorojnë ambientet e jashtme. Natyra krijon mirëqenie dhe promovon stilin e jetës aktive
Kontakti pozitiv me natyrën është vërtetuar se krijon mirëqenie dhe promovon stilin e jetës aktive!
Në vitin 2020, Dita Evropiane e Parqeve nxjerr në pah lidhjen e natyrës me shëndetin e njeriut.
Njerëzit e shëndetshëm kanë nevojë për Parqe të Shëndetshme!
