31 MAJ- DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR DUHANIT
Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit.
Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij.
Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilat u përpoqën të ndërgjegjësojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.
