Kalendari Mjedisor


8 QERSHOR- DITA BOTËRORE E OQEANEVE

E festuar çdo vit në 8 qershor që nga viti 2009, Dita Botërore e Oqeaneve është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin global mbi sfidat që përballon komuniteti lidhur me oqeanet.

Oqeanet konsiderohen mushkëritë e planetit tonë duke na siguruar shumicën e oksigjenit për të cilin kemi nevojë, por, ata gjithashtu na japin ushqim dhe medikamente dhe janë pjesë e rëndësishme e biosferës. Koncepti i një “Dite Botërore të Oqeaneve” u propozua në vitin 1992 në Samitin e Tokës në Rio de Janerio, si një mënyrë për të festuar oqeanet tona të përbashkëta dhe lidhjen tonë me detet, si dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rrolin e rëndësishëm që oqeani luan te jetët tona dhe mënyrat për ta mbrojtur atë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së njohu kontributin e rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve dhe përdorimit të deteve dhe oqeaneve për të arritur objektivat e zhvillimit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara dhe caktoi 8 Qershorin si Ditën Botërore të Oqeaneve.

Tema e Ditës Botërore të Oqeaneve për vitin 2020 është "Inovacioni për një Oqean të Qëndrueshëm". Risia, në lidhje me futjen e metodave, ideve ose produkteve të reja, është një term dinamik i mbushur me shpresë.

Tema e këtij viti është veçanërisht e rëndësishme në drejtim të Dekadës së Komeve të Bashkuara mbi Shkencën e Oqeanit për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila do të zgjasë nga 2021 deri në 2030. Dekada do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për të zhvilluar kërkimin shkencor dhe risitë teknologjike që mund të lidhin shkencën e oqeanit me nevojat e shoqërisë.


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.