15 QERSHOR- DITA BOTËRORE E ERËS
‘Dita Botërore e
Erës’ është një ngjarje botërore që shënohet çdo vit, më 15 qershor, organizuar
nga WindEurope dhe GWEC (Global Wind Energy Council).
Në këtë ditë
shkëmbehen informacione të ndryshme rreth energjisë së erës, fuqisë së saj dhe
mundësitë që ajo ka për të ndryshuar botën.
Shoqëritë
kombëtare energjetike të erës dhe kompanitë e përfshira në prodhimin e
energjisë së erës, organizojnë ngjarje në shumë vende të botës. ‘Dita Botërore
e Erës’, është dita kur mund të vizitoni fermat e erës, të takoni ekspertë, të
ndiqni aktivitetet që zhvillohen në këtë ditë dhe të zbuloni gjithçka që doni
të dini për energjinë e erës.
Kjo ditë, shënon
një veprim koordinuar midis Këshillit Global të Energjisë (GWEC), WindEurope
dhe shoqatave kombëtare, për t’i prezantuar publikut të gjerë energjinë e erës
përmes një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe informuese.
