Industritë dhe dëmet që ato shkaktojnë në shëndet

Çdo ditë, në rajonin Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – një territor i përbërë nga 53 vende, me përfshirjen dukshëm të Rusisë, vdesin rreth 7,400 njerëz, si rezultat i strategjive që ndjekin industritë e prodhimit të duhanit, përpunimit ushqimor, karburanteve dhe alkolit. Përgjegjësit kryesorë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, të kësaj vdekshmërie […]

By Mjedisi Sot

Çdo ditë, në rajonin Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – një territor i përbërë nga 53 vende, me përfshirjen dukshëm të Rusisë, vdesin rreth 7,400 njerëz, si rezultat i strategjive që ndjekin industritë e prodhimit të duhanit, përpunimit ushqimor, karburanteve dhe alkolit.

Përgjegjësit kryesorë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, të kësaj vdekshmërie e cila arrin në 2.7 milionë vdekje në vit, janë pikërisht industritë e fuqishme, sipas një tendence që kryesohet nga duhani – me mbi 1 milion vdekje, e ndjekur nga ozoni dhe ndotja e grimcave të imta (rreth 580,000 vdekje); alkooli (rreth 430,000 vdekje); dhe konsumi i tepërt i kripës, mishit të përpunuar, pijeve të ëmbla dhe acideve yndyrore të ngopura (rreth 400,000 vdekje).

Të mërkurën, më 12 qershor, Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën (OBSH/Evropë) publikoi një raport të bazuar në 35 raste studimore që tregon se si kompanitë në këta sektorë industrialë përdorin të njëjtat praktika për t’i dhënë formë sistemeve në tërësi (atyre shëndetësore, politike, ekonomike dhe mediatike), në favor të interesave të tyre.

Kjo ushtron ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sëmundjeve jo të transmetueshme, kryesisht atyre kardiovaskulare, të kancerit, diabetit dhe sëmundjeve kronike të frymëmarrjes, të cilat sëbashku vlerësohen si përgjegjëse për 90% të vdekjeve në Evropë.