Lajme nga bota


Dy muaj pas përmbytjeve masive, thahet Venecia

Baticat e ulëta pothuajse kanë tharë kanalet e Venecias, vetëm dy muaj pasi reshjet e mëdha patën vërshuar këtë qytet italian. Anijet janë parë në breg, pasi nivelet e ujit kanë rënë në mënyrë drastike.

Në nëntor të vitit të kaluar, Venecia është përballur me nivelet më të larta të ujit në më shumë se 50 vjet. Disa aktivistë i lidhën këto vërshime me ndryshimet klimatike.

Më shumë se dy të tretat e qytetit kanë qenë nën ujë atë kohë, derisa dëmi është vlerësuar të ketë kaluar 1 miliard dollarë. Sheshi i mirënjohur i Shën Marku ishte vërshuar dhe dyqanet ishin mbyllur.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.