Lajme nga bota


Princi Uilliam prezanton çmimin për inovacionin e klimës

Princi Uilliam i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi atë që përshkruhet si "çmimi më prestigjioz i mjedisit në histori" për të inkurajuar zgjidhje të reja për të luftuar ndryshimet klimatike.

Çmimi do t'i jepet pesë njerëzve çdo vit gjatë dekadës së ardhshme, dhe synon të sigurojë të paktën 50 zgjidhje për disa nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet planeti.

Ato përfshijnë promovimin e mënyrave të reja për adresimin e ndryshimeve klimatike dhe çështje që lidhen me energjinë, natyrën dhe biodiversitetin, oqeanet dhe ndotjen e ajrit.

Çmimi, i cili do të prezantohet gjatë vitit 2020 dhe do të dhurohet në vitin 2021, është i hapur për individë, si dhe për komunitete dhe biznese.

Përgjatë viteve edhe babai i Uilliam dhe gjyshi i tij, Princi Filip, kanë bërë fushatë për problematika mjedisore dhe kundër tregtisë së paligjshme të jetës së egër në të gjithë botën.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.