Lajme nga bota


Trump për Thunberg: Do isha i kënaqur ta takoja, ndotësit e mjedisit janë të tjerët, jo SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ai "do të kishte qenë i kënaqur" të takohej me aktivistin e klimës Greta Thunberg në Davos.

Trump, duke folur me gazetarët, theksoi megjithatë se Greta nuk duhet ta përqendrojë zemërimin e saj në mungesën e veprimeve ndaj ndryshimit të klimës nga Shtetet e Bashkuara.

"Do të më pëlqente ta shikoja duke kritikuar vendet e tjera, jo SHBA. Ata janë ndotësit më të këqij”, - tha presidenti amerikan dhe se "Greta duhet të përqëndrohet në ato vende".

Greta Thunberg hipi dje në skenën e Forumit Ekonomik Botëror për të këshilluar udhëheqësit botërorë se në thelb nuk kanë bërë asgjë për të zvogëluar emetimet e karbonit, pavarësisht dëshmive të shumta të katastrofës klimatike.

Duke folur në mbledhjen vjetore të elitës politike, të biznesit dhe financave në botë, aktivistja adoleshente tha se ‘vetëdija për krizën e klimës është rritur, por në aspektet e tjera, nuk ka ndryshuar shumë’.

"Ëndrra Amerikane është kthyer dhe është më e madhe, më e mirë dhe më e fortë se kurrë". Ishte ky mesazhi që Presidenti Donald Trump lëshoi ​​nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se "Shtetet e Bashkuara janë në mes të një bumi ekonomik që bota nuk ka parë kurrë më parë". Dhe duke përfunduar: Koha e skepticizmit ka mbaruar. Le të bashkohemi të gjithë për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin tonë.

Gjithashtu mbi mjedisin, Trump pretendoi se e kishte mbrojtur atë, pa e bërë këtë në kurriz të rritjes ekonimike. Ai kundërshtoi kritikat e përsëritura në Davos nga Greta Thunberg, dhe kërkesat për të respektuar angazhimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara me marrëveshjen e Parisit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.