Lajme nga bota


Projekti i pazakontë – Si një kryeqytet që po fundoset po transferohet drejt xhunglës

Ndërsa zjarret po përhapen në të gjithë botën nga Brazili në Australi, kryeqytetit të Indonezisë po i ndodh një fenomen krejtësisht i kundërt. Shirat e dendur kanë përmbytur gjithë vendin duke bërë që lumenjtë të shpërthejnë brigjet e tyre dhe të përmbytin mijëra shtëpi.

Për Xhakartën, kryeqytetin e vendosur në ishullin Java problemet janë bërë aq mbizotëruese saqë, edhe para katastrofës së fundit, Presidenti Joko Widodo kishte vendosur të ndërtonte një kryeqytet të ri 1.200 kilometra larg në ishullin e Borneos.

Në dy dekadat e fundit, më shumë se 25 milion hektarë pemë janë humbur ku shumë prej tyre janë djegur për të mbjellë palma nga të cilat nxirret vaji.

Vendi i zgjedhur nga presidenti i vendit është afër zemrës së një prej rajoneve më të mëdha të minierave. Derisa zjarret e pyjeve sollën vëmendjen globale këtë vit, Borneo kryesisht njihej jashtë Indonezisë si një vend ekzotik i xhunglës së padepërtueshme dhe fiseve indigjene.

Është ishulli i tretë më i madh në botë dhe pothuajse tre të katërtat e tij i takojnë Indonezisë, një rajon i quajtur Kalimantan. Vendi i caktuar për kryeqytetin e ri është në Lindjen e Kalimantanit, një provincë me madhësinë e Luizianës që pothuajse tërësisht varet nga burimet natyrore. Vendasit e quajnë atë vend qymyri.

Porta e rajonit për kryeqytetin e propozuar është Balikpapan, zemra financiare e Kalimantanit dhe një qytet që i detyrohet ekzistencës së tij për shkak të naftës. Vendi gjithashtu po kthehet në një qendër moderne urbane për shkak të tregtisë detare dhe burimeve natyrore.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.