Lajme nga bota


Stuhia Ciara godet Europën. Franca mbyll kullën Eifel. Ciklonet godasin edhe Italinë

Stuhia Ciara që po godet Europën me erëra deri në 160 kilometra në orë po shkakton shqetësime në shumë vende.

Për momentin Britania e Madhe është më e goditura nga ciklona prej të cilit ka patur shumë dëme.

Dalja e lumenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Erërat kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerjen e energjisë elektrike për disa mijëra banorë.

Franca ka vendosur të mbyllë Kullën Eiffel për shkak të erërave të forta dhe si masë sigurie.

Në Britani, prej rreshjeve dhe erës së fortë shumë aeroporte kanë anuluar fluturimet.

Edhe Belgjika, Gjermania dhe Hollanda veç fluturimeve, kanë pezulluar lëvizjen e trenave në distanca të gjata në disa shtete perëndimore.

Efektet e stuhisë kanë mbërritur edhe në Itali. Erërat e forta kanë prekur zonën veri perëndimore të gadishullit, sidomos në Tuskana, Emilia-Romagna dhe Marche.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.