Lajme nga bota


"Nga shiu në breshër", Australia përballet me shira të rrëmbyeshëm, qytetarët të lumtur

Prej shumë muajsh Australia po lufton me zjarre shkatërrimtare të cilat kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjesh e kanë vrarë mbi 1 milion specie.

Por tashmë vendi ka kaluar nga "shiu në breshër" pasi është përfshirë nga reshje shiu të dendura dhe stuhi të forta.

Këto reshje kanë shkaktuar dhe përmbytje, ku sipas shërbimeve të emergjencave, Sidnei është përballur me reshjet më të dendura në 30 vite.

Shumë qytetarë kanë postuar video të qyteteve të përmbytura dhe shkatërrimeve që kjo stuhi ka sjellë.

Por ata nuk duken aspak të shqetësuar, përkundrazi, ata shfaqen shumë të gëzuar.

Kjo shpjegohet vetëm me faktin se reshjet e shiut kanë ndihmuar shumë dhe në shuarjen e flakëve gjigante.

Më shumë se 100 mijë shtëpi kanë mbetur pa rrymë elektrike në Neë South Ëales ndërkohë që vijojnë sërish operacionet e evakuimit të popullsisë.

Shërbimet meteorologjike në vend parashikojnë se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.