Protestuesit për çështjet klimatike fitojnë betejën e zgjerimit të aeroportit Heathrow.
Planet për zgjerimin me një pistë të tretë në aeroportin Heathrow në Londër janë hedhur poshtë pas një vendimi gjykate.
Vendimi i qeverisë për të lejuar zgjerimin ishte kundër ligjit sepse nuk merrte parasysh angazhimet e qeverisë mbi problematikat e fundit të klimës, deklaroi Gjykata e Apelit.
Aeroporti tha se do të kundërshtonte vendimin, por qeveria nga ana tjetër deklaroi se nuk do të apelonte.
Gjykatësit thanë se në të ardhmen, një pistë e tretë mund të vazhdojë të konsiderohet për t’u krijuar, për sa kohë që do të mund të përshtatet me politikat e klimës së Mbretërisë së Bashkuar.
Rasti u ngrit si problematikë nga grupe mjedisore, këshilla dhe kryetari i bashkisë së Londrës.
Pas vendimit, pati shumë zhurmë dhe festime nga ambientalistët jashtë sallës së gjykatës, sipas raportimeve të analistit mjedisor të BBC Roger Harrabin.
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit, Grant Shapps, publikoi një status në Twitter duke shkruar se qeveria nuk do të apelonte kundër vendimit.
"Qeveria është plotësisht e angazhuar për zgjerimin e aeroportit, por, ne duam të sigurohemi që zgjerimi është miqësor me mjedisin," tha ai.
Një nga grupet mjedisore që paditën rastin, e quajtur “Miqtë e Tokës” thanë se vendimi ishte "një rezultat shumë i rëndësishëm për drejtësinë klimatike".
