Niveli i ndotjes së ajrit kontribuon në vdekjet nga Covid-19
Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të jenë “një nga kontribuesit më të rëndësishëm” në vdekjet nga Covid-19.
Një studim tregon se nga vdekjet e Covid-10 në 66 rajone në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani, 78% e tyre kanë ndodhur në vetëm 5 rajone, të cilat ishin më të ndoturat.
Studiuesit panë nivelet e dioksidit të azotit, një ndotës i prodhuar kryesisht nga automjetet me lëndë djegëse, dhe kushtet e motit që mund të parandalojnë që ajri i ndotur të shpërndahet nga një qytet. Shumë studime kanë lidhur ekspozimin e NO2 me dëme të shëndetit, dhe veçanërisht sëmundjeve të mushkërive.
"Rezultatet tregojnë se ekspozimi afatgjatë ndaj këtij ndotësi mund të jetë një nga kontribuesit më të mëdhenj të rasteve fatale nga Covid-19 në këto rajone dhe mbase në të gjithë botën," tha Yaron Ogen, nga Universiteti Martin Luther Halle- Wittenberg në Gjermani, i cili zhvilloi studimin. "Helmimi i mjedisit tonë nënkupton helmimin e trupit tonë dhe kur mushkëritë kalojnë kaq kohë të ekspozuar në ajër shumë të ndotur, aftësia e tij për t'u mbrojtur nga infeksionet është e kufizuar."
Një analizë e tillë është në gjendje të tregojë vetëm një lidhje të fortë, jo një lidhje shkakore. "Megjithatë, hulumtimi im është vetëm një tregues fillestar se mund të ketë një lidhje midis nivelit të ndotjes së ajrit, lëvizjeve të ajrit dhe ashpërsimit të rrjedhës së shpërthimeve të virusit," tha ai.
