Rekordi i përqendrimit të mikroplastikës, në shtratin e detit Tirren
Në detin ”Tirren” ekziston përqendrimi më i lartë i mikroplastikës që është matur ndonjëherë në shtratin e detit në botë: deri në 1.9 milion fragmente për metër katror mund të llogariten në shtrirjen e detit midis rajoneve të Toscana, Lazio, Sardenjës dhe Korsikës, sipas studimit të botuar në revistën ”Science” nga universitetet e Manchester, Durham dhe Bremen, së bashku me Qendrën Britanike të Oqeanografisë (Noc).
Mikroplastikat e gjetura në shtratin e detit janë kryesisht të përbëra nga fije tekstili që nuk përpunohen në mënyrë efektive nga impiantet e trajtimit të ujërave të zeza.
Analiza e mostrave, e kryqëzuar me hartat e detit dhe modelet e rrymave të thella të detit, bëri të mundur që të kuptohet se mikroplastikat nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë: në realitet ato përqendrohen dhe depozitohen në zona të veçanta, për detin të cilat janë ‘ishujt e plehrave’ për ujërat më sipërfaqësorë.
