Ndryshimet klimatike: Mbi 3 miliardë njerëz mund të jetojnë në nxehtësi ekstreme deri më 2070
Më shumë se 3 miliardë njerëz do të jetojnë në vende me temperatura “gati të papërballueshme” deri më 2070, thuhet në një studim të ri.
Nëse nuk bien nivelet e gazrave serrë, një numër i madh i njerëzve do të përballen me temperatura më të nxehta se 29 gradë Celsius.
Studiuesit kanë përdorur të dhëna nga parashikimet për popullsinë nga Kombet e Bashkuara dhe një skenar të rritjes së temperaturave për 3 gradë Celsius, bazuar në rritjen e pritur globale të temperaturave.
Në raportin e Kombeve të Bashkuara është gjetur se edhe nëse shtetet zbatojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, bota do të përballet me rritje të temperaturave.
Sipas studimit, pjesa më e madhe e popullsisë është duke u zhvendosur në vendet me temperaturë mesatare prej 11-15 gradë Celsius, duke u larguar nga zonat me temperaturë mesatare prej 20-25 gradë Celsius.
Vendet më të prekura nga këto temperatura pritet të jenë Australia, India, Afrika, Amerika Jugore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.
Studimi është zhvilluar nga Instituti i Sistemeve Globale nga Universiteti i Exeter me studiues nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.
