Lajme nga bota


Ndotja detare nga plastika/ BB diskuton me ekspertët masat për parandalimin, riciklimin e pastrimin

Ekspertë të Bankës Botërore zhvilluan të hënën konsultime online me përfaqësues të qeverisë, sektorit privat dhe partnerë të zhvillimit për të diskutuar masat për adresimin e ndotjes plastike të ujërave detare, të tilla si parandalimi, riciklimi dhe pastrimi.

Banka Botërore njofton se, diskutimi u bazua në gjetjet dhe rekomandimet e një studimi të kryer nga ekspertë të Bankës në kuadër të programit për çeljen e potencialit për Ekonominë e Kaltër.

Banka Botërore po mbështet këtë program me disa studime që lidhen me peshkimin dhe akuakulturën, ndotjen plastike të ujërave detarë dhe turizmin detar.

Ekonomia e kaltër është përdorimi i qëndrueshëm i burimeve detare për rritjen ekonomike, përmirësimin e mjeteve të jetesës dhe vendeve të punës dhe shëndetin e ekosistemit detar.

Kjo ekonomi përfshin diversifikimin e shumë aktivitete të tilla si; energjia e rinovueshme, peshkimi detar, transporti detar, turizmi, ndryshimet klimatike dhe menaxhimi i mbetjeve.

Aktivitete këto që kanë një peshë të madhe në ekonomi.

Sipas studimit të BB-së, peshkimi detar sjell më shumë se 270 miliardë usd në Prodhimin e Brendshëm Bruto botëror, mbi 80% e tregtisë ndërkombëtare të mallrave bëhet përmes transportit detar, ndërkohë që rëndësi gjithnjë e më të madhe po merr menaxhimi i mbetjeve në oqeane dhe dete.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.