Lajme nga bota


Pse është e rëndësishme demokracia për mjedisin?

Nëse shtrohet pyetja a ka lidhje cilësia e mjedisit me demokracinë, është e sigurt që do të ketë shumë diskutime, sepse në fakt është një çështje e debatuar dhe në nivelet e studimeve akademike.

Disa mund të thonë që demokracia ndihmon në cilësinë e mjedisit, pra ajër më i pastër, ujë më i pastër, më shumë pemë dhe kujdes ndaj natyrës, por është e sigurt që ka dhe shumë nga ata që thonë që ishte pikërisht demokracia, ajo që preu pyjet, shqeu lumenjtë, shtoi makinat në rrugë dhe bëri që ajri të jetë i ndotur..

Por ekziston një koeficient interesat, Koeficienti Gini, i cili edhe pse nuk përdoret drejtpërdrejt për të matur gjendjen e mjedisit na bën që të kuptojmë diçka më shumë për këtë ndërlidhje interesante.

Po çfarë është Koeficenti Gini?

Indeksi Gini (ose koeficenti Gini) është një matje e thjeshtë statistikore e shpërndarjes, e cila u krijua nga matematicieni Italian Corrado Gini në vitin 1912. Zakonisht përdoret si një tregues për mosbarazinë ekonomike duke matur shpërndarjen e të ardhurave midis popullsisë. Ky koeficent varion nga 0 (ose 0%) deri në 1 (ose 100%), ku 0 përfaqëson barazinë perfekte dhe 1 përfaqëson mosbarazinë totale.

Si ta kuptojmë Koeficentin Gini.

Një vend në të cilin çdo banor ka të njëjtat të ardhura do ta kishte koeficentin Gini 0. Nga ana tjetër, një vend në të cilin një banor ka fituar gjithçka, ndërkohë që të gjithë të tjerët nuk kanë fituar asgjë e ka Indeksin Gini 1.

Koeficienti Gini është një mjet i rëndësishëm për analizimin e shpërndarjes së të ardhurave në një vend ose rajon, por nuk duhet të konsiderohet si një matje absolute e të ardhurave. Një vend i pasur mund të ketë të njëjtin koeficient Gini me një vend të varfër, për sa kohë që të ardhurat janë shpërndarë në mënyrë të barabartë midis njerëzve. Në 2016 Turqia dhe SHBA kishin te njëjtin koeficient Gini (0.39 – 0.40) edhe pse të ardhurat për njeri në Turqi nuk ishin as sa gjysma e asaj në SHBA.

Indeksi Gini përreth botës na ndihmon të lexojmë lidhjen shtete demokratike – cilësi më e mirë mjedisore. (Për të nxjerrë dhe ju vlerësimet tuaja, shikoni foton e të gjitha vendeve dhe indeksin e secilit prej tyre.)

Për shembull: Disa nga vendet më të varfra të botës (Afrika Jugore) kanë disa nga Koeficientet Gini me të larta (63.0), ndërkohë që shumë nga vendet me politikat më mjedisore (si Danimarka dhe vendet Nordike) kanë Koeficiente të ulëta (28.8).

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.