Lajme nga bota


Bora po bëhet jeshile në Antarktidë – dhe ndryshimet klimatike do ta bëjnë akoma më keq.

Bora jeshile, e krijuar nga algat që rriten në Gadishullin e Antarktidës, me shumë gjasa do të përhapet prej temperaturave në rritje, për shkak të ndryshimeve klimatike. Studiuesit kanë dalë në këtë përfundim pasi kanë krijuar hartën e parë të madhe të organizmave dhe mënyrës së lëvizjes së tyre.

Informacioni i mbledhur nga satelitët prej 2017 në 2019, duke u bashkuar me matje të kryera në tokë gjatë dy stinëve të verës, u kanë bërë të mundur shkencëtarëve që të skicojnë në hartë algat mikroskopike, të cilat po mbinin kudo në borën e Gadishullit të Antarktidës. 

Temperaturat në ngrohje mund të krijojnë mjedis më të përshtatshëm për këtë algë, së cilës I nevojitet borë e lagësht për tu rritur.

Alga jeshile është mikroskopike kur studiohet individualisht, por kur këto organizma rriten në të njëjtën kohë, e kthejnë borën nga të bardhë në jeshile të lehtë, dhe madje mund të vëzhgohen edhe nga hapësira.

Kërkuesit nga Universiteti i Kembrixhit dhe të Observatorit Britanik të Antarktidës përdorën informacione satelitore dhe matje të bëra në Gjirin Ryder të Antarktidës, Ishullin Adelaide, Gadishullin Fildes dhe Ishullin King George.

Sipërfaqe me alga jeshile mund të gjehen gjatë bregdetit Antaraktik, zakonisht në zona më të “ngrohta”, ku temperaturat mesatare variojnë pak mbi zero gradë Celciusgjatë mujave të verës ne hemisferën jugore (Nëntor deri në Shkurt).

Gadishulli Antarktik është pjesa e rajonit që ka përjetuar ngrohjen më drastike në pjesën më të fundit të shekullit të fundit, thonë shkencëtarët.

Temperatura të larta të pazakonta janë regjistruar ne Shkurt, ndërkohë që një mot i nxehtë nëntë-ditor “dogji” majën veriore të kontinentit këtë vit.

Kërkuesit identifikuan 1,679 koloni të pavarura të algave jeshile mbi sipërfaqen e borës, duke mbuluar 1.9 km2 – e cila është ekuivalentja e një përthithje karboni prej rreth 479 tonë për vit.

Shkencëtarët besojnë se mikrorganizmat do të përhapen ndërkohë që temperaturat globale rriten.

Megjithëse një rritje në shkrirjen e dëborës mund të rezultojë në rritjen e më shumë algave, Dr. Andreë Gray tha se shpërndarja e ketyre organizmave është e lidhur ngushtë me popullatën e zogjve, jashtëqitja e të cilëve shërben si fertilizues për të përshpejtuar rritjen.

Një zog – vecanërisht pinguini – popullatat ndikohen nga temperaturat në rritje, “algat e borës mund të humbasin burime me lëndë ushqyese” tha ai.

Një rritje ne kolonitë mund të cojë gjithashtu edhe në shkrirje të mëtejshme të dëborës, tha ai.

“Është shumë e errët – një koloni e algave jeshile reflekton përafërsisht 45% te dritës, ndërkohë që dëbora e freskët reflekton rreth 80% te dritës që e godet, kështuqë do të përshpejtohet shkrirja e dëborës në atë zonë specifike”, shpjegoi ai.

Kërkuesit zbuluan se gati dy të tretat e kolonive ishin në ishuj të vegjël dhe të ulët, dhe thanë se prej ngrohjes së Gadishullit Antarktik prej rritjes së temperaturave globale, këto ishuj mund të humbasin shtresën e tyre verore të dëborës dhe algat – megjithëse për sa i përket pjesës më të madhe të algave, janë të ndodhura në vende nga ku mund të përhapen në lartësi më të mëdha në rast se bora shkrin.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.