Si ndikon veshja jonë e përditshme në mjedis
Me rritjen e popullsisë është rritur edhe kërkesa për veshje të reja, sipas INSTAT 80% e popullsisë blejnë veshje me një çmim ekonomik, por cilësia e tyre nuk është shumë e mirë dhe prandaj njerëzit detyrohen të blejnë veshje të reja. Prodhimi i veshjeve ka një ndikim negativ në mjedis pasi gjatë prodhimit të materialeve tekstile çlirohen gaze serrë si dioksid karboni, metan.
Nga viti 2000 deri në vitin 2015, numri i blerjeve të veshjeve në të gjithë botën u dyfishua, nga afërsisht 50 miliardë në më shumë se 100 miliardë artikuj. Kërkesa globale për veshje pritet të dyfishohet përsëri deri në 2030. Sipas “Spiegel” një familje e zakonshme shpenzon 64.9 miliardë euro për veshje. Në industrinë e tekstilit, rreth një kilogram kimikate përdoren për çdo kilogram veshje për larjen, zbardhimin, ngjyrosjen, etj. Në total 6.500 kimikate të ndryshme përdoren për prodhimin e tekstilit, duke përfshirë metale të rënda si bakri, arseniku dhe kadmiumi. Shumë prej tyre janë toksike, disa janë gjithashtu kancerogjene. Rreth 60 litra ujë gjithashtu përdoren për të lyer një kilogram materiale tekstile. Sipas Bankës Botërore, 17-20% e ujërave të ndotura industriale në të gjithë botën e shkakton podhimi i materialeve tekstile. Rreth 65% e të gjitha fibrave të tekstilit në tregun botëror janë bërë nga fibra sintetike si poliestër, poliamid ose poliakrilik. Në vitin 2015 u kërkuan 98 milion ton naftë për prodhimin e tyre. Në vitin 2050, parashikohet të jetë 300 milion ton, raporton Fondacioni Ellen Macarthur.
Industria e tekstilit është një nga dëmtuesit më të mëdhenj të mjedisit. Industria e tekstilit ka prodhuar vitin e kaluar 1.2 miliardë ton dioksid karboni. Kjo sasi është më e madhe sesa sasia e gazeve serrë që shkaktohen nga makinat dhe aeroplanat së bashku. 5.5 kg dioksid karboni çlirohet vetëm nga prodhimi i një bluze poliestër. Nëse cilësia e bluzës do të ishtë më e mirë, pra në qoftë se bluza do të ishte prej pambuku atëherë do të prodhohej 2.1 kg dioksid karboni. Kina dhe India janë prodhuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit sepse industritë e tyre punojnë me energji qymyri. Fijet e bëra nga veshje sintetike janë burimi kryesor i mikroplastikës në det. Në total prej 35% e mikroplastikës në oqeanet e botës vijnë nga fibra tekstile sintetike, sipas studimit të Unionit Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës (IUCN). Grimcat plastike do të konsumohen nga peshqit dhe gjallesat e tjera të detit. Grimcat plastike gjithashtu veprojnë si bartës të toksinave dhe baktereve. Niveli i lartë i përdorimit të ujit është veçanërisht problematik pasi pambuku është rritur kryesisht në rajone si India dhe Kina, të cilat tashmë vuajnë nga mungesa e ujit.
Për prodhimin e materialeve tekstile shpenzohet shumë ujë, për çdo kilogram material tekstil duhen 2 litra ujë. Produktet e qëndrueshme do të ishin një mënyrë më e mirë për të mbrojtur mjedisin sepse çlirohen sasi më të vogla dioksid karboni. Të gjitha kompanitë duhet t’i prodhojnë veshjet sipas standarteve europiane. Nëse do të harxhonim të gjitha burimet e ujit atëherë çdo të mbetej për brezin e ardhshëm? Nëse industria do të zhvendosej në zonat bregdetare, atëherë uji do të ndotej me prodhime tekstili dhe si rezultat shumëllojshmëria ujore do të ulej. Në Bagladesh kishte 4000 gjallesa në lumë por tani nuk ka më, si rezultat gjendja ekonomike për të gjithë banorët është shumë e keqe. Rritja e nivelit të ndotjes në ujë ka një ndikim tepër negativ në shëndet. Sipas “Spiegel” banorët e kësaj zone kanë probleme me zemrën, mushkritë dhe një në shtatë persona është me kancer lëkure. Sipas një eksperimenti që është bërë në dy lumenj të ndryshëm është konstatuar se lumi që ishtë afër industrisë tekstile ishte shumë herë më i ndotur sesa lumi që ishte disa kilometra larg tij. Sasia e ndotjes kishte kaluar standartin europian me 100 her më shumë miligramë.
