Koronavirusi në Brazil, Greta Thunberg do të japë 100 mijë euro për të ndihmuar banorët në Amazonë
Aktivistja 17- vjeçare Greta Thunberg pasi fitoi çmimin Gulbenkian Prize për humanizëm dhe miliona euro përfitime, tha se 1 milionë prej tyre do i dhurojë.
Sipas saj, ajo fitoi më shumë para se çmendoi nga çmimi dhe së pari 100 mijë euro do të shkojnë për popullsinë braziliane në Amazonë.
Thunberg është e famshme tashmë prej 2 vitesh për iniciativën e saj pro kauzave për të mbrojtur natyrën, kundër ndryshimeve klimatike, dhe ishte një zë i fortë kur Amazona u përfshi nga zjarret masive.
Pikërisht sot Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur nga COVID-19 dhe banorët e Amazonës pas zjarreve masive duhet të përballojnë edhe këtë sfidë. Për këtë sërish ka menduar t’u vijë në ndihmë Greta Thunberg.
