Lajme nga bota


Rajoni i Puglias rrezikon thatësirën e hedh sytë nga Shqipëria për marrjen e ujit

Rajoni i Puglias në Itali rrezikon thatësirën. Ky territor në jug të Italisë është në kërkim të ujit me dy ide projekte.

Një prej tyre ka të bëjë me marrjen e ujit nga Shqipëria përmes një tubacioni në det që do të sjell ujë nga pjesa lindore e Shqipërisë drejt Puglias.

Ujërat e lumenjve Sele, Calore, Fortore, Pertusillo, nuk mjaftojnë më për rajonin e Puglias e ujësjellësi i këtij territori ka vënë alarmin për mungesën e tij që parashikohet të nevojitet të paktën 40% deri më vitin 2050.

Media ekonomike italiane “Il Sole 24 ore” informon se qeveria lokale e rajonit të Puglias kanë në konsideratë analizën e dy projekteve për sigurimin e nevojave të ujit në territorin e tyre,

Një prej projekteve është ndërtimi i një tubacioni i gjatë 80 km që do të marrë ujin nga pjesa lindore e Shqipërisë e përmes detit Adriatik do të mbërrij në rajonin e Puglias.

Projekti i dytë ka të bëjë me marrjen e ujit nga rajoni i Abruzzos, nga lumi Pescara i cili derdh çdo sekondë në det 30 deri në 40 metra kub ujë.

Këto dy projekte janë ende në fazën ideore të tyre por të përfshira në planin industrial e në asamblenë e aksionerëve të ujësjellësit të rajonit të Puglias.

Ujësjellësi i Puglias e mbylli vitin 2019 me një përmirësim financiar të të gjithë treguesve ekonomikë e me një fitim neti në 29.5 milionë euro e 31% më shumë se viti 2018.

Rajoni i Puglias ka tarifat më të ulëta të ujit në Evropë e 90% e fitimeve të ujësjellësit ri investohen në këtë sektorë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.