Lajme nga bota


Shkencëtarët: Në Oqeanin Atlantik ndodhen deri në 21 milionë ton copëza të plastikës

Ekzistojnë 12-21 milionë tonë pjesë plastike të vogla që lundrojnë në Oqeanin Atlantik. Ky është zbulimi i shkencëtarëve.

Studimi u bë nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Mbretërinë e Bashkuar. Një sasi e tillë e masës plastike, 21 milionë ton do të ishte e mjaftueshme për të ngarkuar plotësisht pothuajse 1.000 anije.

Këto të dhëna janë botuar në revistën Nature Communications. Katsia Pabortsava, nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë, e cila drejtoi studimin, tha se “ngarkesa e plastikës në të gjithë Atlantikun” është “shumë më e madhe” se të dhënat e mëparshme.

Kjo, pasi më parë nuk është studiuar për pjesë më të vogla të plastikës që gjenden në oqean.

Në ekspeditën e tyre – nga Mbretëria e Bashkuar në Ishujt Falkland – ajo dhe kolegët e saj zbuluan deri në 7,000 grimca për metër kub ujë të detit.

Ekipi hulumtues shpreson se këto të dhëna do të ndihmojnë përpjekjet e ardhshme për të matur dëmin ekologjik dhe mjedisor që mund të shkaktohet nga këto copëza plastike.

Grupet për mbrojtjen e mjesidit kanë thënë se për shkak të pandemisë, maskat e fytyrës tani janë një nga artikujt më të zakonshëm të mbeturinave plastike.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.