Lajme nga bota


Regjistrohet temperatura në e nxehtë në glob! 54.4 gradë celcius në “luginën e vdekjes” në Kaliforni

Termometri ka regjistruar temperaturën më të lartë në planet, të hënën në “Luginën e Vdekjes” në Kaliforni. 54.4 gradë celcius është temperatura më e lartë e regjistruar në të paktën një shekull, e me shumë gjasa më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Ky rekord ka alarmuar shkencëtarët në të gjithë globin, sa i përket efekteve të ngrohjes globale. Në “luginën e vdekjes” jetojnë vetëm një grusht njerëzish, por vendi mbetet një atraksion turistik. Vala e te nxehtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të zgjasë gjithë javë. Shkencëtarët thonë se këto temperatura janë shumë më të rrezikshme se sa thkjesht një rekord.

“Në momentin që fillojnë të regjistrohen temperatura kaq të lartë dhe valë të nxehti të tilla, trupi i njeriut thjesht nuk mund të ftohet sa duhet. Mekanizmi nëpërmjet të cilit trupi jonë ftohet, thjesht nuk do të funksionojë më. Kështu që, nuk mund të qëndrojnë jashtë për periudha të gjata kohe. Nuk mund të bëjmë aktivitet fizik. Është e rrezikshme dhe vdekjeprurëse”-shprehet Michael Mann nga Universiteti i Pennsylvania.

Ai ndër të tjera shton se, kjo temperaturë nuk do të regjistrohej në rast se, gjatë viteve të fundit nuk do të kishim ngrohur planetin tonë nëpërmjet djegies së karburanteve apo aktiviteteve të tjera që ndikojnë në ngrohjen globale.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.