Lajme nga bota


Vala e nxehtësisë dhe jo koronavirusi, po rrit numrin e vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar

Vala e nxehtësisë dhe jo koronavirusi, po rrit numrin e vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar

Vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar u rritën mbi mesataren për herë të parë që nga mesi i muajit qershor, sipas shifrave të reja.

Por Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) tha se rritja është e mundshme “për shkak të valës së nxehtë”, pasi vdekjet po vazhdojnë të llogariten si të shkaktuara nga koronavirusi, raporton BBC.

Ka patur 139 vdekje të regjistruara gjatë javës së kaluar, ku në certifikatën e vdekjes si shkaktar përmendej COVID-19.

Por në përgjithësi, janë regjistruar 10.580 vdekje në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – 265 më shumë se mesatarja e pesë viteve të fundit dhe 370 më shumë se javët e kaluara.

“Rritja e numrit të vdekjeve dhe rritja mbi mesataren pesëvjeçare, ka të ngjarë të jetë për shkak të valës së nxehtësisë; koronavirusi nuk e ka nxitur rritjen”, njoftoi ONS-i.

Ndryshe, gjithsej 57.173 vdekje janë raportuar si të shkaktuuara nga koronavirusi, duke përfshirë edhe rastet e dyshuara.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.