Lajme nga bota


Pas takimit me Angela Merkelin, Greta Thunberg kthehet në shkollë

Aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg njoftoi sot se është rikthyer në shkollë pas një pushimi 1-vjeçar.

Thunberg shkroi në llogarinë personale të Facebookut se viti i saj i pushimit ka mbaruar dhe se ndihej shumë mirë të gjendej sërish në shkollë.

Në qershor të vitit 2019, ajo njoftoi se do të merrte një vit pushim nga shkolla në mënyrë që t’i përkushtohej mbrojtjes së mjedisit dhe aksionit për klimën për pjesën tjetër të vitit 2019 deri në vitin 2020.

Ajo u takua me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Berlin javën e kaluar, duke i kërkuar asaj që të merrte drejtimin në luftën globale kundër ndryshimeve të klimës.

“Ajo ka një përgjegjësi të madhe, por edhe një mundësi të shkëlqyer për të marrë rolin e një personi drejtues në luftën kundër ndryshimeve të klimës”, tha Thunberg pas takimit me kancelaren gjermane.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka marrë çmime të shumta duke përfshirë: Çmimi i nderit të Shoqërisë Gjeografike Mbretërore Skoceze; 100 personat më me ndikim të revistës Times dhe personi më i ri i Times; përfshirja në listën e 100 grave më të fuqishme të botës të revistës Forbes dhe dy nominime të njëpasnjëshme për çmimin Nobel për Paqen (2019 dhe 2020). 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.