Lajme nga bota


Bimët kanë aftësi të njohin të afërmit e tyre, të marrin vendime madje dhe të numërojnë

Disa vite më parë Princi Çarls u shpreh se ai fliste me bimët dhe ato reagonin, të gjithë nuk e morrën seriozisht këtë që ai tha. Më pas provat që u zbuluan u kuptua se ai vërtet  ishte duke bërë diçka të tillë.

Tani duket se bimët mund të jenë akoma dhe më të zgjuara nga sa mendonte Princi i Uellsit.

Sipas studiuesve, bimët mund të numërojnë, të marrin vendime, të njohin të afërmit e tyre madje dhe të kujtojnë ngjarjet.

Dhe ndërsa ato mund të mos kenë tru, mirëpo mund të mësojnë në një mënyrë të ngjashme me njerëzit dhe kafshët.

“Edhe pse ideja që bimët mund të sillen në një mënyrë njohëse mund të çorientojnë publikun, shumë prej nesh janë vërtet të mahnitur nga kompleksiteti i përgjigjeve të bimëve. Provat e grumbulluara tregojnë që bimët mund të komunikojnë, mbajnë mend, të vendosin, madje edhe të numërojnë”- tha profesori Umberto Castiello.

Gjithashtu profesori shtoi se shumë studime tregojnë aftësitë e tyre njohëse.

Shkencëtarët vunë re se bima bllokonte gjahun në momentin kur një insekt shkonte afër saj. Kjo do të thotë që bimët mund të kuptojnë sinjalin e parë për një kohë të shkurtër.

Një eksperiment tjetër tregoi se bima e lulëzuar Mimosa pudica mund ta kuptojë kur dikush është duke e hedhur. Bima u rrëzua 60 herë me radhë dhe deri në fund të eksperimentit ajo nuk palosi më gjethet e saj, si përgjigje mbrojtëse pasi e kuptoi se rënia nga ajo lartësi do e dëmtonte.

Edhe shkurret mund të njohin farefisin e tyre. Ato lëshojnë shumë kimikate kur mbillen pranë të afërmve të tyre të cilët ndihmojnë njeri tjetrin nga grabitqarët.

Profesor Castiello e mbyll studimin dukë thënë se: “Pyetja nuk duhet të jetë më nëse bimët janë organizma njohëse, por si ato i përdorin kapacitetet e tyre njohëse”?!

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.