Covid-19 shkakton mungesë të kanaçeve. Pandemia rrit kërkesën për pije dhe ushqim të konservuar
Kërkesa për kanaçe alumini është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, duke nxitur firmat që të shtojnë kapacitetin e prodhimit. Ndërkohë që baret dhe restorantet në Shtetet e bashkuara u mbyllën, konsumatorët blenë pako të mëdha me pije në supermarket, sipas ekzekutivëve të sektorit. Shitjet e ushqimeve të konservuara u rritën gjithashtu. Kjo po i jep vrull zhvendosjes drejt kanaçceve të aluminit për pijet, larg shisheve plastike dhe të xhamit.
Prodhuesit thonë se kanaçet e aluminit kanë normë më të lartë të riciklimit se xhami dhe fabrika. Coca Cola bëri të ditur se produkte si “Minute maid” dhe “Cola Zero” mund të jetë e vështirë të gjenden në kanaçe, për shkak të ofertës së kufizuar. Zëdhënës të kompanisë thonë se pavarësisht shtimi të kapacitetit, kërkesa është ende shumë e lartë. Shitjet me pakicë të pijeve në kanaçe, u rritën me 24% në Mars dhe kanë vazhduar trendin që prej atëherë. Pjesa e tregut të birrave në kanaçe në Shtetet e Bashkuara u rrit nga 60% në 67% në tremujorin e parë dhe qëndroi në 65% në të dytin, pavarësisht rihapjes së disa bareve dhe restoranteve. “Crown Holdings”, një prodhues gjigant i kanaçeve në SHBA, deklaroi se e përballoi rritjen e kërkesës në Amerikën e Veriut duke importuar kanaçe nga Amerika Latine, ku kërkesa ra gjatë pandemisë.
