Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e pipëzave plastike në Angli
Në Angli ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e pipëzave me një përdorim, përzierësve plastikë të pijeve dhe kunjave për pastrimin e veshëve.
Vendimi, fillimisht do të fillojë në prill të vitit të ardhshëm, dhe e bën të paligjshëm për bizneset shitjen ose furnizimin me këto artikujt. Njerëzit në Angli përdorin rreth 4.7 miliardë pipëza plastike, 316 milion përzierës plastikë dhe 1.8 miliardë kunja për pastrimin e veshëve çdo vit. Aktivistët mjedisorë e mirëpritën ndalimin por bënë thirrje për vazhdimin e marrjes së masave edhe për sendet e tjera me një përdorim.
Një përjashtim do të ketë për spitalet, baret dhe restorantet që sigurojnë pipëza plastike për personat me aftësi të kufizuara apo me kushte mjekësore që iu nevojiten ato.
Sekretari i mjedisit George Eustice deklaroi se qeveria ishte "e vendosur" për të luftuar "shkatërrimin" mjedisor të shkaktuar nga plastika me një përdorim. Ai tha gjithashtu se qeveria ishte "duke ndërtuar plane" për një skemë të kthimit të depozitave për të nxitur riciklimin e shisheve të pijeve me një përdorim.
Një përfaqësues i organizatës “Miqtë e Tokës”, tha se ministrat "duhet gjithashtu të bëjnë më shumë për të sfiduar kulturën tonë të hedhjese së mbetjeve për të detyruar një distancim nga të gjitha materialet me një përdorim në favor të alternativave të ripërdorshme".
Tatjana Lujan, nga shoqata bamirëse për ligjin mjedisor ClientEarth, tha se këto sende janë "një fraksion i vogël" i plastikës me një përdorim, duke shtuar se vende si Irlanda dhe Franca "kanë treguar më shumë ambicie" me synimet e tyre për paketimet e ripërdorshme.
Qeveria e Wellsit gjithashtu ka thënë se po shqyrton një ndalim të ngjashëm të plastikës.
Një numër i madh restorantesh në Britani nuk e përdornin më plastikën edhe përpara se të shpallej ndalimi.
