Lajme nga bota


Dy të pestat e bimëve janë në rrezik zhdukjeje

Shkencëtarët thonë se ata po garojnë me kohën për të emëruar dhe përshkruar bimë të reja, para se llojet (specie) të zhduken.

Bimët dhe kërpudhat mendohet të përdoren si ilaçe, lëndë djegëse dhe ushqime në të ardhmen, sipas Royal Botanic Gardens, Kew. Por mundësia për të përdorur këtë "thesar me një larmi të jashtëzakonshme" po humbet, pasi speciet po zhduken për shkak të shkatërrimit të habitateve dhe ndryshimit të klimës. Vëzhgimet e reja sugjerojnë se dy të pestat e bimëve në botë rrezikojnë të zhduken. Vlerësimi i gjendjes së bimëve dhe kërpudhave në botë bazohet në kërkime nga më shumë se 200 shkencëtarë në 42 vende. Raporti u lëshua në ditën e një samiti të Kombeve të Bashkuara, i cili mund të ushtrojë presion për veprim nga udhëheqësit botërorë për të adresuar humbjen e biodiversitetit.

Ne po jetojmë në një epokë të zhdukjes, tha drejtori i shkencës në Kew, Prof Alexandre Antonelli. "Është një pamje shumë shqetësuese me rrezik dhe nevojë urgjente për veprim," tha ai. Shumë prej specieve mund të mbajnë të dhëna të rëndësishme për zgjidhjen e disa prej sfidave të mjekësisë dhe madje ndoshta të pandemive aktuale në zhvillim që jemi duke parë".

Raporti zbuloi se vetëm një pjesë e vogël e specieve ekzistuese të bimëve përdoren si ushqime dhe biokarburante. Më shumë se 7,000 bimë të ngrënshme kanë potencial për të korrurat e ardhshme, megjithatë vetëm një pjesë e vogël janë përdorur për të ushqyer popullsinë në rritje në botë. Ekzistojnë rreth 2,500 bimë që mund të sigurojnë energji për miliona njerëz në të gjithë botën, ndërsa vetëm 6 të korruraa: misër, kallam sheqeri, sojw, vaj palme dhe grurë - gjenerojnë pjesën dërrmuese të biokarburanteve.

Shkencëtarët vlerësojnë se rreziku i zhdukjes mund të jetë shumë më i lartë sesa mendohej më parë, me rreth 39,4%, të bimëve vaskulare të vlerësuara të kërcënuara me zhdukje, krahasuar me 21% në 2016. Ata po bëjnë thirrje që vlerësimet e rrezikut të gjurmohen shpejt, duke përdorur teknologji të tilla si inteligjenca artificiale dhe më shumë fonde për ruajtjen e bimëve.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.