Lajme nga bota


Fotografit rus iu deshën 11 muaj për ta kapur atë çast, fiton çmimin “Fotografia e Vitit për 2020-ën”

“Një paraqitje të shkurtër dhe unike, e një momenti intim, thellë në një pyll magjik” – është cilësuar fotografia fituese e vitit 2020 për jetën e egër. Gjykatësi Roz Kidman Cox, kryetar i panelit, dha këtë gjykim për foton e shkrepur nga rusi Sergey Gorshkov.

Fotografia e një tigreshe siberiane, specie e rrezikuar të zhduket, duke përqafuar një bredh Mançurian në Lindjen e Largët Ruse ka fituar çmimin “Fotografia e Vitit për 2020-ën”.

Fotografit Gorshkov iu deshën rreth 11 muaj për ta kapur këtë çast.

“Pamja e jashtëzakonshme e tigreshës, e zhytur në mjedisin e saj natyror, na ofron shpresë, pasi raportet e fundit sugjerojnë se numrat po rriten nga përpjekjet e përkushtuara për ruajtjen e habitatit dhe të species. Përmes fuqisë unike emocionuese të fotografisë, ne kujtojmë për bukuritë që ka bota natyrore dhe përgjegjësinë tonë të përbashkët për t a mbrojtur atë “.

Ndër fituesit e kategorive të tjera, është Liina Heikkinen e cila fitoi çmimin si fotografja më e mirë e re.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe fitues të tjerë në kategori të ndryshme për fotot më të bukura nga natyra.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.