Rikthehet “Djalli i Tasmanisë” në Australi pas zhdukjes 3 mije vjeçare
“Djajtë Tasmanianë” janë dëgjuar për herë të parë të Australi pas 3.000 vjetësh, pasi një grup i sojit të tyre është lënë i lirë në një park të mbrojtur kombëtar në afërsi të Sidneit.
Bëhet fjalë për marsupialin më të madh mishngrënës në botë, që ishte larguar prej kohësh nga pjesa më e madhe e kontinentit Australian dhe deri më tani janë e vetmja popullatë e egër e mbetur në ishullin e Tasmanisë.
Duket se zhdukja e dingo-ve, qenj që “konkurronin” djajtë e Tasmanisë, u ka dhënë atyre një shans të dytë.
Pastrimi nga dingo-t pritet që jo vetëm të rindërtojë popullatën e egër të marsupianëve, por gjithashtu të ndihmojë në mbrojtjen e specieve të tjera vendase që rrezikoheshin nga grabitqarët. Sipas muzeut Australian, Djajtë Tasmanianë janë me lesh të zi dhe me gjymtyrë të shkurtra.
