Lajme nga bota


ShBA është zyrtarisht jashtë Marrëveshjes së Parisit për Klimën

Çfarë do të ndodhë më pas 

SH.B.A. u bë vendi i parë që zyrtarisht doli nga Marrëveshja e Klimës në Paris të mërkurën, marrëveshja historike që synon mbrojtjen e planetit nga impakti i krizës klimatike. 

Por në varësi të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, SH.B.A. mund ta rikthejë me shpejtësi vendimin, me kandidatin Demokrat Joe Biden që është zotuar të kthejë vendimin e Presidentit Donald Trump për të braktisur marrëveshjen e cila u ratifikua nga 189 vende.

Pas një viti me zjarre dhe uragane në dukje pambarim duke goditur Bregun e Gjirit Meksikës, SH.B.A. është tani i vetmi vend që tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja që kur u miratua në vitin 2015. Sipas rregullave të marrëveshjes, një vend nuk mund të largohet zyrtarisht për një vit të plotë pasi të njoftojë KB për qëllimin e tij për t'u tërhequr. 

“Shtetet e Bashkuara njoftuan Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre një vit më parë, më 4 nëntor 2019. Sipas kushteve të Marrëveshjes, kjo tërheqje hyn në fuqi saktësisht një vit pas dorëzimit të njoftimit. Më 4 nëntor 2020 - Shtetet e Bashkuara nuk janë më pjesë e Marrëveshjen së Parisit, "tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA.

Megjithatë, SH.B.A. mund të rikthehet në marrëveshje. Nëse kjo do të ndodhë - dhe si do të duket trajektorja e ngrohjes globale në të ardhmen - ka të ngjarë që të varet nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale. Trump nuk ka dhënë asnjë shenjë se synon të ribashkohet me marrëveshjen nëse fiton një mandat të dytë dhe administrata e tij ka kaluar shumicën e katër viteve të fundit duke hequr rregulloret që synojnë të ulin emetimet e gazeve serë në SHBA. Ndërkohë, Biden ka premtuar të rikthehet në marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur pas inaugurimit të tij si president nëse ai fiton zgjedhjet dhe plani i tij për klimën prej 2 trilion dollarësh kërkon që SH.B.A. të arrijë 100% prodhim energjie elektrike të pastër deri në vitin 2035.

Nëse Trump rizgjidhet dhe nuk rikthehet në marrëveshje, ekspertët presin që të shohin SHBA-në edhe më të distancuar nga komuniteti ndërkombëtar. Dhe në terma shkencorë, mungesa e SH.B.A.-së është një goditje e rëndë në luftën për t'u përballur me ndryshimet klimatike.

SH.B.A. është shkarkuesi i dytë më i madh në botë i gazrave serë dhe pa investime nga vetë vendi për zvogëlimin e shkarkimeve të veta dhe duke mos bërë presion ndaj kombeve të tjerë për të vendosur qëllime më agresive, shkarkimetnet-zero deri në mesin e shekullit do të mbetet një detyrë e gjatë dhe e vështirë për tu arritur. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.