Planet e rimëkëmbjes nga Covid-19 kërcënojnë shpresat klimën globale
Analizat tregojnë se vendet po shpenzojnë shumë para për lëndë djegëse për të luftuar një recesion shkatërrues
Mundësia e një rikuperimi global të gjelbër nga pandemia e koronavirusit është në rrezik, ndërsa vendet po shpenzojnë shumë para në ekonominë e lëndëve djegëse për të shmangur një recesion shkatërrues, tregon një analizë për Guardian.
Ndërkohë, premtimet për një nxitje të ekonomisë me pak shkarkime karboni nuk po arrijnë të realizohen. Vetëm një pjesë e vogël e vendeve kryesore po konsiderojnë fonde në përpjekje për të ulur shkarkimet e karbonit si energjia e rinovueshme, automjetet elektrike dhe eficienca e energjisë.
Sipas analizës, në të paktën 18 prej ekonomive më të mëdha në botë, më shumë se gjashtë muaj nga vala e parë e virusit në fillim të pranverës, paketat e shpëtimit për pandeminë janë të dominuara nga shpenzimet që kanë një ndikim negativ në mjedis, të tilla si mbështetje për kompanitë e naftës ose infrastruktura të reja që shkarkojnë shumë karbon, duke tejkaluar shpenzimet e gjelbërta që sjellin përfitim në raport me klimën.
