Lajme nga bota


Ishulli i vogël i Atlantikut bën një hap gjigand drejt mbrojtjes së oqeaneve.

Territori i jashtëm detar i Mbretërisë së Bashkuar, ishulli Tristan da Cunha do të jetë një zonë strikte e mbrojtur, e katërta më e madhja në llojin e saj.

Një komunitet prej 250 personash në një nga ishujt më të largët të banuar në Tokë ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e jetës së egër detare duke ndaluar peshkimin me trata koçe, aktivitetet e minierave në det të thellë dhe aktivitete të tjera të dëmshme në ujërat e tij.

Qeveria e Tristan da Cunha, një arkipelag vullkanik në Atlantikun Jugor ka njoftuar se rreth 700,000 km2 të ujërave të tij do të shndërrohet në një zonë të mbrojtur detare.

Mbretëria e Bashkuar, e cila ka për detyrë të mbrojë jetën e egër që gjendet në të gjitha territoret e saj, do të jetë përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin afatgjatë të kësaj zone.

Xhejms Glass, kryetari i përgjithshëm i ishullit tha: “Jeta jonë në Tristan da Cunha ka qenë gjithmonë e mbështetur në marrëdhëniet tona me detin, dhe kjo vazhdon ende sot. Komuniteti ynë është tepër i përkushtuar për ruajtjen e burimeve tona. Ne tashmë kemi deklaruar statusin e mbrojtjes për më shumë se gjysmën e territorit tonë tokësor. Por deti është burimi ynë jetësor, për ekonominë tonë dhe patjetër për mbijetesën tonë afatgjatë. Kjo është arsyeja pse ne po mbrojmë 90% të ujërave tona - dhe jemi krenarë që mund të luajmë një rol kryesor në mbrojtjen e oqeaneve. "

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.