Lajme nga bota


Bill Gates për BBC: Zgjidhja për COVID, e lehtë në krahasim me ndryshimet klimatike! Mbani mend këto shifra 51 miliardë dhe zero

51 miliardë dhe 0- dy numrat që Bill Gates thotë se duhet t’i dini për ndryshimet klimatike. Zgjidhja e problemit të klimës do të ishte “gjëja më e jashtëzakonshme që njerëzimi ka bërë” ka thënë ai. Duke e krahasuar me pandeminë aktuale, ai është shprehur se përfundimi i saj është ‘shumë, shumë e lehtë” në krahasim me zgjidhjen e problematikës së klimës.

Libri i ri i Gates, “Si të evitojmë një katastrofë klimatike” është një guidë për  trajtimin e ngrohjes globale. Gates është shprehur se nuk duhet nënvlerësuar shkalla e sfidës që kemi përpara. Sipas tij, 51 miliardë është numri i tonëve të gazrave serë që bota i shton atmosferës çdo vit.  Dhe 0 (zero) është shifra ku ne duhet të arrijmë me emetimet.

Energjitë e rinovueshme si era dhe dielli mund të na ndihmojnë që të dekarbonizojmë elektricitetin por kjo është me pak se 30 % e emisioneve në total. Ne po e dekarbonizojmë edhe 70 %tjetër të ekonomisë botërore, hekurin, çimenton, sistemin e transportit, prodhimin e shumë më shumë se kaq.

Ne thjesht nuk kemi mënyra që ta bëjmë të njëjtën gjë edhe më shumë sektorë të tjerë.

Përgjigjia,shprehet Gates per BBC, do të jenë përpjekjet e inovacionit në një shkallë që bota nuk e ka parë më parë. Kjo duhet të nisë me qeveritë, argumenton ai.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.