Sa kushtojnë objektivat klimatikë? Studimi: Duhen investuar $131 trilionë në energji të pastër deri në 2050
Investimet e planifikuara në energji të pastër duhet të rriten me 30%, në një total prej 131 trilionë dollarë deri në vitin 2050, për të shmangur një ndryshim katastrofik klimatik, sipas një studimi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme. Në raportin vjetor, agjencia theksoi përmasën dhe ritmin e ndryshimit që duhet për të frenuar rritjen e temperaturave mesatare botërore në 1.5 gradë Celsius, nën marrëveshjen e Parisit më 2015.
“Hendeku me situatën ku jemi dhe ku duhet të shkojmë, nuk po zgjerohet”- tha Fancesco La Camera, drejtori i agjencisë, ku janë mbi 160 vende anëtare. “Na duhet përshpejtim drastik në tranzicionin e energjisë”- shtoi ai. “Shtegu prej 1.5C” i agjencisë i caktuar në raport, zbuloi se konsumi i energjisë fosile do të duhet të bjerë me mbi 75% në vitin 2050, me naftën dhe qymyrin që duhet të tkurret më shpejtë. Përdorimi i gazit natyror do të duhet të prekë majën në vitin 2025, pavarësisht se do jetë lënda mbizotëruese deri në mes të Shekullit. Kapaciteti i energjisë së rinovueshme do të duhet të zgjerohet me mbi 10-fish deri në mes të Shekullit, krahasuar me një rritje me 30-fish të elektrifikimit të transportit, sipas studimit. Raporti theksoi se qeveritë mund të shfrytëzojnë paketat e rimëkëmbjes nga pandemia, për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër.
