BE miraton Ligjin për ndryshimet klimatike
Pas botimit të raportit të Kombeve të Bashkuara të Shteteve anëtare të Klimës nënvizohet së ligjvënësit e BE dështuan të përdornin mundësinë e negociatave të Ligjit për klimën duke e rritur përtej 55% objektivin e BE për Klimën, edhe pse ndryshimet në minutën e fundit, në mënyrën se si heqja e Karbonit do të integrohet në objektivin e përgjithshëm, nuk e ndryshon këtë fakt.
“Fakti i çështjes është që rezultati i negociatave të Ligjit për Klimën nuk na sjell ndonjë ulje shtesë të shkarkimet mbi ato që BE kishte rënë dakort tashmë. Synimi prej së paku 55% i zvogëlimit të shkarkimeve për 2030 nuk është në përputhje me ambicien e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5℃.. Vendimmarrësit evropianë humbën një mundësi historike për të adresuar në mënyrë adekuate krizën klimatike. Ky ligj për Klimën nuk është asgjë më shumë se një paketë e re për atë që tashmë ekziston, nxitur nga ligjvënësit e be për t’a sjellë në Samitin e Lidërve të organizuar nga SHBA. Ky nuk është përfundimisht lloji i ligjit për klimën që do të ndihmojë BE të drejtojë përpjekjet globale për të trajtuar ndryshimin e klimës” – thotë Wendel Trio, Drejtori i CAN Europe
Sipas Organizatës Botërore të Metereologjisë(WMO), në raportin e fundit “Gjëndja e klimës globale 2020”,nënvizohet se temperatura mesatare globale në vitin 2020 ishte 1.2℃ më e ngrohtë krahasuar me nivelin para-industrial (1850-1900)
Ulja e shkarkimeve për vitin 2030 mbetet një ndër objektivat e BE, duke parë dhe premtimet e udhëheqësve Botërorë për të kufizuar rritjen globale të temperaturës në 1.5℃
Ligji për Klimën përfshin krijimin e një organi ekspert këshillues që do të këshillojë vendimmarrësit e BE mbi buxhetet e shkarkimeve, synimeve dhe trajektoret e qëndrueshmërisë së politikave të BE
Qëndra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) është anëtare e CAN Europë prej 2020.
