Lajme nga bota


Fokusi te Natyra, tani më shumë se asnjëherë tjetër!

Prej më shumë se 40% e njerëzve thonë se natyra, jeta e egër dhe vizitat e hapësirave të gjelbra lokale kanë qenë akoma më të rëndësishme që nga fillimi i pandemisë e deri tani.

Sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (ONS), në një përmbledhje të sondazheve dhe të dhënave mbi rolin e natyrës dhe hapësirave të gjelbra në vitin e kaluar, shprehet se: “Ndryshimet në sjelljen personale dhe qëndrimet e korporatave mund të nënkuptojnë se Mbretëria e Bashkuar do t’a vlerësojë dhe do të bashkëveprojë me natyrën në një shkallë shumë më të madhe se para pandemisë. Ajo që ne nuk e dimë ende është nëse ndryshimet e sjella nga pandemia do të jenë një prirje e përkohshme  ose një mënyrë e re e jetës”

Përqindjet e njerëzve që kalojnë kohë në natyrë, së bashku me familjarët e tyre, u rrit gjatë pandemisë nga 11% në Maj – 22% në Korrik. – Thotë ONS.

Theksohet gjithashtu se kjo rritje në stinën e Verës vazhdoi deri në Janar , nga ku ra deri në 19%

Ndërkohë një studim i botuar në revistën Qytetet ka gjetur një lidhje midis natyrës dhe mirëqenies

Kjo lidhet kryesisht me një sondazh në  më shumë se 6,000 njerëz, ku rezultatet tregojnë se njerëzit që janë më pranë natyrës kanë një mirëqenie më të lartë (6.6 % më të lartë) dhe në nivele më të ulëta të stresit (4.2% më të ulëta) në krahasim me njerëzit që nuk e frekuentojnë fare.

Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni këtu.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.