Lajme nga bota


Si mund të nxisë veprimin e ndryshimit të klimës, transformimi i teknologjisë?

Teknologjia ishte e gjithë pranishme para pandemisë COVID-19, dhe rëndësia e tij është rritur që nga ajo kohë. Tashmë teknologjia është bërë edhe më thelbësore për të na ndihmuar të qëndrojmë të lidhur nga e gjithë bota, të punojmë ose të mësojmë nga shtëpia. 

Ndërsa teknologjia vazhdon të mbështesë jetën tonë profesionale, akademike dhe personale, dhe ndërsa industritë e teknologjisë vazhdojnë të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja, ndikimi i qëndrueshëm krahas inovacionit të produktit duhet të jetë qëllimi kryesor.

Kombet e Bashkuara e quajnë ndryshimin e klimës një "kërcënim ekzistencial" për njerëzimin. Prandaj duhet të kalojmë nga modeli aktual i marrjes së mbeturinave në një ekonomi rigjeneruese zero % të shkarkimeve të karbonit në atmosferë..

Për t’a arritur këtë, koncepti i qëndrueshmërisë dhe inovacioni duhet të shkojnë në një linjë, pra nuk është vetëm njëra ose tjetra ajo ça duhet vënë fokusi më tepër, por të dyja duhet të funksionojnë në të njëjtën linjë. 

Gartner dhe Korporata Ndërkombëtare e të dhënave po shpallin angazhimet tyre drejt përmirësimit të kushteve klimatike . Qëllimi kryesor është të arrijnë zero-neto të shkarkimeve të gazeve në zinxhirin e vlerës së HP deri në vitin 2040, duke filluar me biznesin e shpërndarjeve/furnizimeve të bizneseve të tjera të vogla, duke arritur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2030. Qëllimi zero-neto 2040 është një dekadë përpara afatit kohor të Kombeve t Bashkuara deri në vitin 2050.

“Ne synojmë të arrijmë piketa të tjera përgjatë rrugës, duke përfshirë zvogëlimin e zinxhirit të vlerave HP GHG me 50% deri në 2030, dhe neutralitetin e karbonit apo mbetjet zero deri në 2025 “- thotë Gartner dhe Korporata Ndërkombëtare e të Dhënave (IDC). “Ne gjithashtu vendosëm një qëllim shpërndarje prej 75% për produktet dhe paketimet tona deri në vitin 2030, që do të thotë 75% e produktit tonë vjetor dhe përmbajtjes së paketimit (sipas peshës) do të vijnë nga materiale të ricikluara, të ripërtëritshme , produkte , pjesë të ripërdorura. Kjo bazohet në qëllimin tonë ekzistues për 30% përmbajtje plastike të ricikluar pas konsumit në produktet tona deri në vitin 2025. Mundësimi i produkteve tona të zgjasin më shumë, duke përfshirë edhe ripërdorimin e cila është thelbësore në studimin tonë.

Gjithashtu janë planifikuar si objektiv për t’u arrirë edhe shpyllëzimi-zero, objektiv ky i cili konsiston në përdorimin për letrën HP dhe paketimin me bazë letre të riciklueshme.

Këto janë vetëm disa nga mënyrat së si studimet tregojnë që mund të krijohet një impakt i qëndrueshëm mjedisor për brezat e ardhshëm nëpërmjet teknologjisë. 

Edhe pse kërkohet një transformim thelbësor në mënyrën se si realizohet produktet, çfarë materialesh përdorin dhe me kë i bëjnë, ajo çka nevojitet në hapa më të vogla por në punën më të vështirë për t’u arrirë është heqja dorë e plastikës dhe paketimi të bëhet me anë të letrës  së riciklueshme.

Sipas World Economic Forum, në këtë mënyrë ftojnë të bashkohen sa më shumë kompanitë , por jo vetëm, pasi të gjithë kemi një rol në mbrojtjen e planetit tonë dhe se e ardhmja jonë varet nga veprimet që bëjmë tani. 

Nuk mund ta humbasim këtë moment për të vepruar me vendosmëri në mbrojtjen e klimës.


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.