Lajme nga bota


Premtime nga Kombet e Bashkuara: “Jemi më afër perspektivës të klimës së qëndrueshme globle”

Synimet e reja kanë ulur ngrohjen e parashikuar nga fundi i shekullit me 0.2C.

Parashikimi tani qëndron në 2.4C,një përmirësim i vogël, por më i lartë se kufiri i vendosur në 1.5C që synojnë vendet nën Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

Llogaritjet përfundimtare nga studiuesit për shkarkimet në atmosferë, në vitin 2030 midis premtimeve të Parisit dhe një vendosje kufiri në  1.5C tregojnë se është ngushtuar me 11-14%.

Kontribuesit më të mëdhenj të ardhshëm në uljen e shkarkimeve të gazeve në atmosferë janë SH.B.A., vendet e BE, Kina dhe Japonia.

Studiuesit vunë në dukje se Kanadaja njoftoi një objektiv të ri në samitin e fundit të Presidentit Biden për klimën ndërsa Afrika e Jugut po këshillohet për një objektiv të rritur. Argjentina ka rritur objektivin e saj dhe Mbretëria e Bashkuar ka një objektiv më të fortë për një ulje të këtyre shkarkimeve,  prej 78% deri në vitin 2035.

Hulumtimi vjen me një paralajmërim rreth hendekut të mundshëm midis aspiratës dhe arritjeve.

Bazuar në politikat aktuale kombëtare, ngrohja e vlerësuar është 2.9C, gati dy herë nga sa qeveritë ranë dakord se duhej të ishin kur nënshkruan marrëveshjen e madhe për klimën në Paris në 2015.

Bill Hare nga Climate Analytics, një nga organizatat partnere mbi studimin e raportit, tha: “ishte e qartë se Marrëveshja e Parisit po nxit ndryshimin, duke nxitur qeveritë në miratimin e synimeve më të forta. Por ka ende një rrugë për të bërë, veçanërisht duke pasur parasysh që shumica e qeverive nuk kanë ende politika në vend për të përmbushur premtimet e tyre".

Analiza e synimeve klimatike (në uljen e përqindjeve të shkarkimeve të karbonit në atmosferë) bazuar në të dhënat nga Grupi Rhodium thotë se: “Brazili, për shembull, kishte sjellë qëllimin e tij të neutralitetit të klimës, por ndryshoi vijën bazë nga e cila ishte llogaritur, duke e bërë më të dobët objektivin e saj të vitit 2030. Disa qeveri gjithashtu vazhdojnë të ndërtojnë termocentrale me qymyr dhe të rrisin përdorimin e gazit natyror për energji elektrike”.

Raporti gjithashtu identifikon një problem të madh me automjetet, pasi shoferët drejtohen drejt SUV-ve më të mëdhenj, më pak efikase. Shoferët e qytetit 'duhet të mendojnë dy herë' para se të blejë SUV

Niklas Höhne i Institutit të Klimës së Re, mbi studimin e raportit, tha: “Vala drejt emetimeve neto të gazrave serrë është e pandalshme. Synimet afatgjata janë të mira.

"Por vetëm nëse të gjitha qeveritë hyjnë në mënyrën e emergjencës dhe propozojnë dhe zbatojnë më shumë veprim afatshkurtër, emetimet globale mund të përgjysmohen në 10 vitet e ardhshme siç kërkohet nga Marrëveshja e Parisit."

Dhe ndryshimet e kërkuara nga shoqëria nuk do të nxiten të gjitha nga qeveritë kombëtare. Këshilli lokal në Amsterdam të Hollandës, për shembull, sapo ka vendosur një ndalim të reklamave për fluturime të lira dhe SUV që gumëzojnë gazin në Metronë e qytetit.

Firmat e naftës dhe gazit tani po e kanë më të vështirë të rekrutojnë të diplomuar të rinj për një karrierë në lëndët djegëse fosile.

Dhe në shumë ekonomi po krijohet presion që korporatat kryesore të deklarojnë së pari gjurmën e tyre të karbonit, pastaj ta zvogëlojnë atë.

Për të lexuar më shumë mbi artikullin, klikoni këtu.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.